Një shpërthin është raportuar në një rafineri të madhe gazi në Rusi e cila ndezi një linjë karburanti duke shkaktuar një zjarr masiv në një rajon të largët në lindjen e largët të vendit.
Sipas Mirror, pamjet tregojnë rafinerinë të përfshirë nga flakët e mëdha ndërsa punëtorët u larguan menjëherë nga vendi. Zyrtarët thonë se zjarri është kontrolluar nga sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, por ende nuk është shuar.
Ndërkohë i gjithë furnizimi me gaz i uzinës është fikur dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe pasojat e tij. Nuk raportohet për të lënduar dhe nuk paraqet kërcënim për banorët përreth.
Rusia luan një rol të madh në furnizimin me gaz të shumë vendeve evropiane, që do të thotë se prodhimi i saj ka një ndikim të fuqishëm në çmimet në tregun ndërkombëtar, si dhe marrëdhëniet me shumë prej aleatëve kryesorë të Britanisë.
Impianti i Përpunimit të Gazit Amur, ku zjarri thuhet se ka filluar gjatë dekompresimit rutinë të pajisjeve, ndodhet pranë kufirit të Rusisë me Kinën. Ajo u hap në korrik dhe mbetet në ndërtim si një nga projektet më të mëdhenj të ndërtuar ndonjëherë nga Gazprom, korporata shtetërore e energjisë e Rusisë.