(VIDEO) “Ça janë këto, hajde-hajde merre shkopin…”/Artan Hoxha tregon parcelën e kanabisit afër Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje të reja nga një parcelë kanabisi, ku ishte mbjellë sipas tij një lloj i ri mutacioni i bimës, i emëruar në “Gorrilla” që ka më shumë THC. Po ashtu, ai ka nxjerrë edhe pamjet e një piste që përdoret në uljen e avionëve me drogë. Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, gazetari tha se pista është e ndërtuar nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit.

“Kjo është “Gorrilla”, është blerë në Spanjë. Diku në Shqipërinë e Mesme, pranë Tiranës. E ka 25% THC-në. Isha kurioz për ta parë sepse thuhej që kjo duhet të ketë një degë qendrore. E kishin nxjerrë me 5 kate. Kjo bimë e ka kilogramin 4500 euro; kjo është pista e Sevasatarit, është bërë nga Fondi i Zhvillimit fillon dhe mbaron në askund. Është në mes të fushës. Nuk është rrëzuar asnjë avion. Unë kam qëndruar me javë aty. Kisha informacion. Kemi një rast në Zvicër që një shqiptar e sillte me charter. S’ja mbaj mend emrin. Vepron në Zvicër, jo në Shqipëri. E sillte me charter direkt nga Amerika Latine,”-tha ai.

Vinkmag ad

Read Previous

U rrah nga Erjon Llapushi!/Ndërron jetë kamarieri në Elbasan, mesazhi prekës i kolegëve: Gaz tu prehtë shpirti të paqe

Read Next

VIDEO/Shpërthen rafineria e gazit, flakët dhe tymi pushtojnë zonën përreth

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular