Ditën e sotme, Ardi Veliu i paraqiti dorëheqjen e tij kryeministrit Rama nga posti i drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Veliu është akuzuar disa herë nga opozita gjatë mandatit të tij në krye të policisë, por cilat kanë qenë momentet më pikante ku ai është vënë në “gijotinën” e opinionit publik.
“Shoferi” i Escobarit të Ballkanit
Ardi Veliu do të mbahet mend për momentin ku u shfaq si “shofer” i Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Ky i fundi u dorëzua, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u dorëzua në afërsi të Finiqit.
Ai u përshëndet me familjarët e tij dhe më pas u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu.
Dhuna ndaj të miturit dhe poshtërimi i së ëmës
Ardi Veliu do të mbahet mend për skandalin ku gjatë një raportimi në komisionin e sigurisë, ai nxori videon e mamasë së një të mituri, pasi u dhunua nga policia.
Kështu, në mënyrë të turpshme Veliu u mundua ta justifikonte dhunën ndaj djalit duke thënë ndër të tjera se “shih nga ç’familje vjen ai” duke publikuar një video ku e ëma e tij shfaqet me pistoletë në dorë.
Vetëm pak minuta më vonë rezultoi se e ëma i kishte xhiruar ato pamje për bërjen e një filmi dhe nuk ishin reale.
Ardi Veliu dha dorëheqjen, vjen reagimi i parë nga PD: Një bandit më pak në krye të Policisë së Shtetit
Zyrtare, Ardi Veliu paraqet dorëheqjen te Rama: E falenderoj nga zemra për kontributin
Vrasja e Klodian Rashës
Dhjetorin e kaluar, efektivi Nevaldo Hajdaraj vrau me pistoletën e shërbimit të riun Klodian Rashës, vetëm se kishte shkelur orën policore, ndërsa ngjarja shkaktoi zemërim të madh në opinionin publik.
Policia nxori disa versione për ngjarjen, ndërsa zemërata popullore u shpreh në rrugë, ku të rinj të shumtë dolën në rrugë, duke djegur kosha plehrash e sinjalistikë rrugore, e duke u përballur me policinë.
Ata kërkonin shkarkimin e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut, por nga posti u largua vetëm Leshaj, ndërsa Veliu u “mbijetoi” protestave, duke reaguar kundrejt të rinjve me dhunë policore e gaz lotsjellës.
Përgjimet e Nraghetas dhe mishi i derrit
Dosja e përgjimeve të Anti-mafias italiane për klanin Ndragheta, e publikuar nga Ora News, përmbante edhe faqe me biseda ku flitet për edhe për korruptimin e Policisë së Tiranës në vitin 2017, kur në detyrë ishte Veliu.
Një bisedë e datës 9 gusht 2017, që zhvillohet mes Tommaso Brutos, të birit, Saverio dhe Ercole D’Alessandro, ata thonë se kanë korruptuar me ushqime, djathë e mish derri, numrin një policisë në Tiranë për t’i lejuar të punonin të qetë. “Ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“, – thuhet në dosjen e antimafias.
Bisedat vijojnë me përmendjen nga ish-oficeri të ushqimeve dhe mishit të derrit të zi.
Vrasja në fushatë dhe vrasjet e ditëve të fundit
Fushata zgjedhore në vendin tonë u trondit edhe nga një vrasje që ndodhi në Elbasan, ku mbeti viktimë eksponenti i PS-së Pjerin Xhuvani.
Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri pas një përplasje fizike me eksponentë të Partisë Demokratike që ka ndodhur në lagjen “5 Maj” në Elbasan.
Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dhëndri i Xhuvanit, dhe një efektive e policisë të repartit “Shqiponja”, Xhensila Sota.
Ndërkohë, pa ditë më parë u vra në krye të detyrës edhe efekti i policisë Saimir Hoxha, nga i riu Aldi Rama, cili më pas vrau edhe veten.
Po ashtu, dje ndodhi një tjetër vrasje e dyfishtë në Elbasan, duke e shqetësuar qytetin me atentate sërish, shkruan Ora News. Gjithë këto zhvillime e kanë vendosur Ardi Veliun nën presionin e opinionit publik, duke bërë xhirot e mediave dhe rrjeteve sociale, por pavarësisht reagimeve, Edi Rama nuk e dorëzoi asnjëherë Veliun, madje duke e vlerësuar figurën e tij. Kjo, deri ditën e sotme, ku Veliu përmes një letre tërësisht amatore dhe pa vulë, i ka shpalli Ramës dorëheqjen e tij, duke mbyllur detyrën e tij në krye të policisë së shtetit.