Nga Orest Çipa, New York, USA/Në një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan të organizuar ish-Kongresmeni Joe Dioguardi, Senatori Bob Menendez nga Nju Xhersi, njëherazi kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, iu përgjigj disa pyetjeve nga të ftuarit në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon. Një nga pyetje që iu drejtua Senatorit Menendez lidhej me shpalljen non-grata të Sali Berishës nga Departamenti amerikan i Shtetit. Duke mos u shprehur për akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë, Menendez thotë së është në njohuri të çështjes dhe të padisë së ngritur në Francë nga ish-kryeministri.
Megjithatë, detaji më interesant është së Menendez thotë se më e lehtë se padia në gjykatat franceze do ishte apelimi i vendimit te Departamenti i Thesarit në SHBA. Kjo do ishte mënyra më e lehtë dhe e drejtpërdrejtë për të adresuar situatën.
Nëse do e kishte bërë apelimin, do ishte më e lehtë për të hedhur drite për të gjithë çështjen, si dhe të krijonte mundësi për të tjeret për të ngritur pyetje në lidhje me të.
