SKANDAL/ Policët serbë festojnë me këngë e lavde për gjenocidin në Srebrenicë, shpërthen keq deputeti shqiptar (VIDEO)

Një video e punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit në Serbi, që dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së Sllobodan Millosheviç, është cilësuar si skandaloze. Ne video ata i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri.

https://www.youtube.com/watch?v=WeWh-i047HQ&feature=emb_logo

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Vinkmag ad

Read Previous

Dalin detaje të reja nga plagosja në autostradën Tiranë-Durrës / Kush është 32-vjeçari i kthyer nga Spanja që qëlloi të dashurën në hotel dhe ia mbathi

Read Next

32-vjeçari plagosi me armë të dashurën 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës, zbardhet dëshmia e vajzës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular