Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 32-vjeçar qëlloi me pistoletë një vajzë 23 vjeçe, në ambientet e një hoteli.
Mësohet se autor i plagosjes është shtetasi Fatbardh Dervishi, i cili njihet edhe me mbiemrin Doda, dhe kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë.
Dy të rinjtë ishin të dashur me njëri-tjetrin dhe dyshohet se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur i është shkrepur arma aksidentalisht, duke plagosur të renë në shpatull.
Menjëherë pas plagosjes, djali ka ikur nga hoteli, duke e lënë 23-vjeçaren E. Koroveshi vetëm në dhomë. Kanë qenë punonjësit e hotelit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka transportuar me ambulancë të renë në spital. Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes.
