Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka vendosur që të stampojë inicialet e tij në targat e makinës me të cilën lëviz
Bold News ka publikuar dy foto të makinës së kryebashkiakut Veliaj, me të cilën ai është parë të qarkullojë së fundmi.
Përveçse i parkuar në vendin ku duhet të levizin autobusët, madje poshtë tabelës rrugore që tregon se nuk lejohet qëndrimi, ky mjet ka edhe inicialet e vetë kryebashkiakut.
“AB 707 EV” shënon targa.
‘EV’ përkon me emrin e mbiemrin e Veliajt, ndërsa për numrat 707 nuk dimë të thmei nëse kanë qenë preferencë e kryebashkiakut të Tiranës, apo është mjaftuar me rastësorët.