Search
Close this search box.

Rama: Heqim patrullat e Policisë Rrugore, s’ka më kontrolle si deri më sot por tani…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e patrullave të Policisë Rrugore. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike do të ketë në dorë luftën kundër krimit të organizuar, ndjekjen e elementëve kriminalë e të veprimtarive të tyre. Ai shtoi më tej se me ndihmën e satelitëve e të dronëve do të jepen informacione reale dhe madje nuk do të jetë më nevoja që të ketë efektivë në rrugë.

“Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, me satelitët dhe dronët. Në kohë reale do të kemi të dhëna të besueshme ndaj të gjitha ngjarjeve kriminale të mjedisit, qoftë nga mbetjet, ndërtimet pa leje apo aspekte që kanë të bëjnë me bujqësinë e hektarët e kultivuar, lumenjtë, zjarret. Pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit. Të ndjekjes së elementëve kriminalë e veprimtarive të tyre. qendra digjitale e qarkullimit rruor është një projekt në proces. Jemi në kushtet kur kemi gati një pjesë dhe do të kalojmë në fazën tjetër. Do të kemi informacione reale, në lidhje me sigurimin e makinave, lidhur me makinat që mund të jenë në kërkim, duke hequr përfundimisht nga rruga policinë. Ato patrullat, trarët e ato kontrollet sy më sy e vesh më vesh me qytetarët,”- tha Rama ndër të tjera.

Vinkmag ad

Read Previous

Horoskopi për sot/Ja shenjat më me fat dhe ato që duhet të bëjnë kujdes

Read Next

S’kanë të ndalur çuditë e Erion Veliajt/Personalizon makinën, vendos inicialet e tij në targa (FOTO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular