Search
Close this search box.

S’ndalet Amerika/ Zbulohen emrat: Deputeti i ri i PS-së dhe ish-ministri i LSI-së do të shpallen së shpejti ‘NONGRATA’ nga SHBA

Ish-ministri i LSI-së Lefter Koka dhe dhe deputeti i ri i Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, do të shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur nga Albania Post, e cila në shkrimin e saj bën me dije se vendimi i DASH pritet të bëhet zyrtar së shpejti.

Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit në listën e PS-së, por dha dorëheqjen 10 ditë para fillimit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Karriera e tij politike ka nisur që në fillimvitet 2000. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës fillimisht, në mandatin 2003-2007. Më pas, Koka, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013, në Qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën asokohe në një koalicion të gjerë parlamentar.

Në shtator 2017, Koka do të merrte postin e deputetit nën siglën e LSI-së, por këtë herë do të qëndronte në opozitë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 – duke qëndruar kështu në Parlament – Koka iu bashkua socialistëve, ku mori edhe votat për të qenë pjesë e Parlamentit si deputet i qarkut Durrës.

Lefter Koka është një person, i cili i është afruar politikës nga bota e biznesit, duke zhvilluar një karrierë të shtrirë në dy dekada.

Orlando Rakipi

I pozicionuar në vendin e 30-të në listën e PS-së në Tiranë, Orlando Rkaipi ishte një nga dy deputetët të cilët e thyen herësin e qarkut dhe morën mandatin e deputetit, së bashku me Fatmir Xhafajn. Ai është djali i Aqif Rakipit, ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet – më pas i kaluar tek socialistët.

Vinkmag ad

Read Previous

Ardi Veliu masakron gjuhën shqipe, shkruan plot gabime dhe pa ‘ë’

Read Next

SHBA e shpalli ‘nongrata’/ Senatori Menendez: Ja ç’duhej të bënte Berisha që ta kishte më të lehtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular