SPAK i arrestoi me bujë/Gjykata liron infermieren dhe sanitaren, avokatja: Nuk bashkëpunuan me Tiren

Megjithëse u arrestuan me bujë nga SPAK si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit në rastin e rëndë  në QSUT, infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha janë lënë të lira nga gjykata.

Sipas avokates së tyre, Antoneta Sevdari, vendimi i Gjykatës për t’i liruar ishte i drejtë.

“Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë,”– tha avokatja.

Avokatja e infermieres dhe sanitares së liruar, Antoneta Sevdari

Çela dhe Hoxha u liruan sot, ndërsa për infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koci, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, duke i lënë sërish në qeli. Sipas Gjykatës, Bushi dhe Koçi nuk e kanë bërë ankimimin në mënyrën e duhur.

Tre infermieret dhe sanitarja e Covid 2 u arrestuan pasi akuzoheshin si bashkëpunëtore me sanitaren Tire Alldervishi e cila kishte mashtruar dhe marrë 8 milionë lekë të vjetra nga familjarët e një pacienteje e cila fatkeqësisht humbi dhe jetën nga koronavirusi.

Vinkmag ad

Read Previous

Ish-ministri Demiraj takim zyrtar me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Read Next

Përgjimet e Ndranghetës/Pse ‘Niku’ ka marrë tre tendera 10 mln euro, Rama: Do flasë SPAK, unë s’përgojoj dynjanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular