Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes gjatë konferencës me gazetarët se përse “Niku”, që dilte në përgjimet e Ndragheta-s ka marrë tre tendera të tjerë me vlerë 10 milionë euro, pa pritur që SPAK të mbyllë hetimet.
Sipas Ramës, ai nuk është kryeministri që përgojon dynjanë, por është SPAK ai që bën hetime dhe që do të japë edhe përgjigjet.
“Ka ligje dhe etikë në këto punë. Të gjitha këto që thoni janë të papërputhura me realitetin. Nuk e kam për zakon të flas për emra kompanish e biznesesh, se nuk është puna e një kryeministri që të përgojojë dynjanë, siç e ka bërë paraardhësi im. Është gjë shumë e mirë që SPAK është përfshirë në këtë çështje për t’i dhënë një përgjigje atyre që, sipas meje, çfarë janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra që s’janë thënë, me siguri SPAK do t’i gjejë. Por deri më tani dokrra, dokrra, dokrra, shumë e thjeshtë, asgjë me sens.” – u shpreh kryeministri.