Search
Close this search box.

Spartak Ngjela: Yuri Kim do t’i lëshojë Berishës marinsat amerikanë

Nga Spartak Ngjela

Krerët e foltores Berisha duhet të mbajnë parasysh mirë se para shtatë orësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, e veshur shik, ka folur në festën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe ka përshëndetur marinsat amerikanë për trimërinë dhe besnikërinë e tyre. Dhe ishte shumë e gëzuar me këtë rast, dhe në prani të disa ministrave të qeverisë Rama.Saliu e kupton mirë nëntekstin e kësaj lëvizjeje. Por, më lejoni t’ju them se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe shumë i rëndësishëm për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Kjo ndodh, sepse në këtë zonë ajo po ndeshet me ndërhyrjet e Rusisë, dhe ky tani është një fakt i njohur botërisht. Por; fakti që ambasadorja amerikane evokon në Tiranë festën e krijimit të marinës amerikane dhe ngre lart marinsat e saj; u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogradi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut. Dhe kjo, ngaqë Shqipëria është anëtare e asaj aleance dhe, në çdo rrezik që i vjen një vendi anëtar të NATO-s nga forcat kundërshtare, ai duhet të mbrohet ushtarakisht prej korpusit të marinsave amerikanë. Kjo është gjendja reale, o antiamerikanë të foltores Berisha! Prandaj lëreni deri këtu edhe folësin, edhe foltoren e tij, sepse, agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.

Vinkmag ad

Read Previous

Sondazhi/ Cili është politikani më i njohur, Rama, Basha apo Berisha? Ja rezultati

Read Next

A po përgatitet për luftë Vladimir Putin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular