Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset 36-vjeçari

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Dimal.

I plagosuri është E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik. Autori është N.T. 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz.

Sipas policisë sherri ka nisur në një lokal në lagjen “4 Shtatori”.

50-vjeçari pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Po sipas policisë i plagosuri pasi mori mjekim në spital është larguar drejt shtëpisë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Vinkmag ad

Read Previous

“Asnjë zhgënjim!” Artan Hoxha publikon pamjet: Kishte skuadër sulmi, por kishte dhe skuadron mbrojtjet

Read Next

Roland Bejko rrëfen incidentin me protestuesit e Berishës: Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular