Roland Bejko rrëfen incidentin me protestuesit e Berishës: Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë

Incidenti i parë që ndodhi protestën e sotme në Partinë Demokratike, ishte kur protestuesit kërkonin largimin e deputetit Roland Bejko nga selia.

Ai u përplas fizikisht me protestuesit mëngjesin e sotëm dhe e konsideroi të papranueshme një situatë të tillë.

Në një intervistë për Neës24 ditën e sotme, Bejko tha se fajin e ka Sali Berisha, i cili sipas tij i ka bërë lavazh truri mbështetësve.

“Faji te Berisha, u ka bërë lavash truri mbështetësve. Berisha ka planifikuar marrjen e PD me çdo kusht. Më vinin shkelma e grushta, nuk shikoja asgjë. Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë,” tha Bejko.

Vinkmag ad

Read Previous

Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset 36-vjeçari

Read Next

“Unë ndihem i turpëruar”, Salianji pas protestës: Nuk zgjidhen këto me pushkë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular