Ka përfunduar në Beograd takimi mes presidentit Alëksandër Vuçiç dhe ambasadorëve të Quint-it. Mësohet se në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Takimi filloi në orën 13:00 dhe morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe si, dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian.
Ambasadorët i ofruan Vuçiçit një propozim për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Por ky propozim nuk është pranuar nga presidenti serb. “Ishte kërcënim dhe fakt i kryer,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.