Presidenti ka deklaruar se Serbia nuk do të hyjë në Kosovë me trupat e saj ndërsa po pret që NATO të reagojë në 24 orët e ardhshme.
“Nëse NATO nuk reagon, Serbia do të reagojë. Serbia ka ngritur vetëm gatishmërinë e saj luftarake, jo ushtrinë dhe policinë. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë për shkak të marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë Vuçiç për Tv Pink duke iu referuar situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Serbia ka ngritur gatishmërinë, nuk ka ngritur ushtrinë dhe policinë. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse ne e respektojmë marrëveshjen, nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Ne nuk do të hyjmë me trupat, paqja është gjëja më e rëndësishme për ne. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës për shkak të Marrëveshjes së Kumanovës. Vetëm nëse ndodh një pogrom i popullsisë sonë, vetëm atëherë do të reagojmë. E thashë atë në NATO dhe jam i sigurt se ata më kuptuan. Ne jemi një komb i vogël, nuk mund ta prishim veten. Unë u sulmova nga një gazete vendase që thotë se “Serbia po trondit me armë”. Pse do ta bënim diçka të keqe tani, dhe të gjitha për shkak të çmendurisë së një politikani nga Prishtina me automjete Safari. Automjetet Safari, siç i quan Putini, janë automjete ROSU nga Prishtina. Ata nuk filluan një pogrom të popullsisë sonë, kjo është vetëm një lojë politike, ne thjesht po shikojmë gjërat,
