Një person ka mbetur i vdekur teksa u përpoq të grabiste një të moshuar. I moshuari 77 vjeç, ndodhej në garazhin me dyer të hapura të shtëpisë së tij, kur papritur nga një automjet del një person duke nxjerrë armë dhe nën kërcënimin e saj i ka kërkuar para 77 vjeçarit. Por me një lëvizje të shpejtë 77 vjeçari nxori armën e tij dhe qëlloi për vdekje grabitësin në kokë dhe në gjoks.
Ngjarja ndodhi këtë fundjavë në qytetin Chatam të New Yersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat amerikane.
