Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar arsyet se përse u rihap gjyqi për Fatmir Mediun lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Artan Hoxha theksoi se tragjedia e Gërdecit duhet hetohet në imtësi dhe e gjitha jo me mënyrën se si po bëhet aktualisht.
Sipas gazetarit, rihapja e gjyqit bëhet për të gënjyer familjarët dhe është një sorollatje e kotë.
‘Kjo është njësoj si çështja e Tahirit’, shtoi gazetari për emisionin Opinion.