(VIDEO) Vrasja e policit/Artan Hoxha: Në fund të shtatorit dhe muajin tetor kemi ‘kurbanët e kanabisit’

Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur ngjarjen e sotme në ishull –Lezhë me situatën e mbjelljes së kanabisit. Sipas Hoxhës efektivët e policisë ktheheshin nga një parcelë ku kishin gjetur bimë të mbjella, ndaj edhe për këtë arsye në mjetin e tyre janë gjetur disa bimë që janë marrë për analiz dhe dokumentim, sipas procedurës.

Gazetari tha se fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit shënon periudhën e “kurbanëve” të kanabisit.

“Në fund të shtatorit –fillim i tetorit ne kemi kurbanët e kanabisit. Deri tani, kurbanët e kanabisit kanë qenë nga ata që janë marrë me këtë punë. Këtë radhë për fat të keq erdhi nga policia. Tre punonjësit kanë qenë që në orët e para të mëngjesit për të asgjësuar një parcelë kanabisi. Pikërisht në atë zonë unë kam qenë me një gazetare të BBC. Aty ishte koha e përpunimit dhe ata ishin mbledhur nga disa zona. Këta kanë qenë në atë zonë. Si e kishin kultivuar? Toka nuk është produktive, uji është i kripur, por në hapat që kanë ecur ata e mbjellin në thasë plastikë, plastik me dheun e plehun organik dhe vazhdon bima. Sasia nuk ka qenë e madhe. Policia e ka dokumentuar këtë gjë dhe prandaj në makinë janë gjetur bimë kanabisi”, tha gazetari.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Ja çfarë i tha vrasësi Aldi Rama, policit para se ta vriste atë

Read Next

(VIDEO) Tragjedia e Gërdecit/Artan Hoxha: Ja përse u rihap gjyqi për Fatmir Mediun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular