VIDEO/Tragjedia në Bullgari me 45 të vdekur midis tyre 12 fëmijë, 7 u hodhën nga dritaret

45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, ndërruan jetë kur një autobus që transportonte qytetarët të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup pas një vizite në Stamboll. Shtatë persona kanë shpëtuar duke u hedhur nga dritaret e autobusit që digjej.

Autobusi maqedonas ka hyrë në Bullgari mbrëmë në orën 21:00 nga vendkalimi kufitar “Kapitan Andreevo”. Ai ka udhëtuar përmes autostradës “Trakia”, e më pas përmes autostradës “Struma” deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të pikës kufitare Gjueshevë, nga ku është dashur të largohet nga Bullgaria.

Dy gra dhe dy burra mbijetuan dhe u dërguan në spitalin Pirogov në Sofje.

Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Përplaset dhe merr flakë autobusi Shkup-Sofje, vdesin 45 persona

Read Next

(VIDEO) Tragjedia në Bullgari/Shefi i policisë, Stanev: Viktimat ishin shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular