Tragjedia në Itali/ 5-vjeçarja u vra nga nëna e saj, rrëfehet me lot në sy babai: Jam i shkatërruar, ka qenë një vrasje me paramendim dhe e studiuar në çdo detaj

Babai i 5-vjeçares që u vra nga nëna e saj Martina Patti ka folur sot për ngjarjen, duke thënë se “kjo ka qenë një vrasje me paramendim dhe e studiuar në çdo detaj”.

“Jam shkatërruar dhe ndjej një boshllëk të pakalueshëm brenda. Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do ta mbaj të sigurte si çdo baba i mirë, do të jap jetën time për të. Një vrasje në të cilën njeriu krijon një alibi dhe fsheh trupin nuk mund të jetë një gjendje çmendurie. Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, që ishte e veçantë dhe unike në gjithçka”, ka thënë babai i Elenës, Alessandro Del Pozzo.

Më tej ai vijon duke u shprehur: “Kurrë dhe e përsëris, kurrë, nuk mund të mendoja se duhej ta kisha mbrojtur nga e ëma”.

Fjalët e tij babai i Elenës i ka shkruar në një mesazh që ia ka besuar motrës së tij, Vanesës.

“Të gjithë flasin për dashurinë e nënës, por askush nuk flet kurrë për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time. Vrasje me paramendim dhe 24 orë gënjeshtra. Kam dëgjuar për çmenduri dhe xhelozi morbide por nuk kam dëgjuar për keqdashje dhe sadizëm”, pohon Alessandro Del Pozzo.

Vinkmag ad

Read Previous

“Akuzohen në mënyrë direkte politikanët”, Spartak Braho “zbërthen” vendimin e SPAK-ut: Ky urdhër nuk ka të bëjë me gazetarët me punën e tyre

Read Next

“Me dashuri nga Shqipëria”/ Kush fshihet pas porosisë së predhës ukrainase për të goditur rusët? Studenti: Më shkruajnë në telefon dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular