Tronditet Elbasani. Një person i identifikuar si Ardjan Çollaku është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Fillimisht ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti, transmeton ABC
Pas vrasjes një makinë e djegur është gjetur në Balldre të Elbasanit, dhe dyshimet janë se është braktisur nga autori i cili më pas është arratisur.