VIDEO/Babai i Aldi Ramës nis me akuza: Djalin ma lanë të vdiste, kishte shenja në fytyrë

Babai i Aldi Ramës, Rufani ka folur sërish për mediat duke treguar më shumë detaje lidhur jetën e tij por edhe dyshimeve që ai ngre për vetëvrasjen e të birit. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai ka pranuar përplasjen që ka pasur në nënën e tyre, duke u shprehur se kishte vuajtur dënimin për 6 vite.

Ndërsa ka mohuar akuzat se e ka plagosur me motorsharrë. Ndërsa lidhur me vetëvrasjen e të birit, Rama ngre dyshime duke shtuar se 21-vjeçari kishte hematoma në pjesë të ndryshme të kokës.

“Unë merrem me bujqësi në Greqi. Shikoji duart e mia, janë duar bujku apo duar pislliqesh. Më 2009 para një problem me babanë e Aldit, kreva dënimin për atë që bëra. Është gënjeshtër. S’kam bërë në sy të fëmijëve. U dënova 6 vite në Greqi. Isha brenda dhe nuk u ka munguar kurrë ndihma ime. Kisha buxhet. I çoja 200-300 euro për çdo muaj. Gjyshi dje e marrë vesh që Aldi ka vdekur, nëna ende nuk e di. Nuk kemi komunikuar me familjen e Policit. Ndjehem keq dhe fajtor, dua t’i kërkoj falje. Djali bëri gabim se qëlloi një njeri, baba e prind. Hoxha më tha se nuk e hapim dot se ka shumë dëmtime në fytyrë. Por nuk kisha vite pa e parë e nuk e lija dot që të varrosej pa i parë fytyrën. Ishte shumë e dëmtuar. Nuk ishte Aldi im ai, i ishin nxirë dy sytë. Ishte nxirë në kokë dhe në mjekër. Ishte keqtrajtuar. Më thanë që ambulanca e ka sjellë për 1 orë e gjysmë. Më kanë thënë njerëz,”-tha babai i Aldit.

Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Me helikë të thyer e i ngulur në tokë, shihni çfarë ka mbetur nga avioni i rrëzuar në Vermosh

Read Next

Tronditet Elbasani/Ekzekutohet një person brenda një lokali, gjendet një makinë e djegur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular