Tronditet Tirana/ Vëllai ekzekuton vëllain dhe kunatën brenda agjencisë turistike, zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin këtë të martë. News 24 bën me dije se një person ka vrarë me armë zjarri të vëllain dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të  një agjencie turistike në rrugën “Islam Alla”, që menaxhohej nga dy viktimat. Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e pronësisë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Dyshohet se konflikti ka nisur fillimisht mes autorit të krimit dhe kunatës që ka mbetur viktimë e krimit. Më pas ai ka marrë armën duke qëlluar për vdekje këtë të fundit bashkë me vëllanë e tij.

Sipas News 24, vëllezërit kishin pasur konflikte të hershme me njëri tjetrin për shkak të pronësisë së një agjencie imobiliare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.