Një mësuese zëvendësuese 19-vjeçare në një shkollë të mesme të Karolinës së Veriut është akuzuar për dërgimin e fotove dhe videove seksuale tek nxënësit e saj meshkuj, të moshës 13 dhe 14-vjeçare. Sipas Mogaz news, Emily Durden u punësua si mësuese zëvendësuese me kohë të pjesshme në shkollën e mesme Crest në Shelby, Karolina e Veriut, më 8 nëntor. Zyrtarët thonë se vetëm katër ditë pas punës së saj, Durden filloi të dërgonte foto dhe video të vlerësuara si intime dhe pronografike për studentët e rinj.
Një djalë i tha prindërve në lidhje me materialin e papërshtatshëm, dhe ata thirrën menjëherë drejtorinë e shkollës. Shkolla tha se Durden plotësonte kërkesat ligjore të distriktit shkollor për të punuar si zëvendësuese sepse ishte më e madh se 18 vjeç dhe kishte një diplomë të shkollës së mesme por ata nuk ishin në dijeni të ngjarjes.
Durden pranoi se kishte dërguar foto dhe regjistrime seksuale të natyrës së paspecifikuar tek fëmijët e moshës 13 deri në 14 vjeç. Gjatë hetimit të kryer nga zyra e sherifit, u zbulua se të paktën një student tjetër dyshohet se kishte marrë foto dhe video të ngjashme nga Durden. Ajo u arrestua, por u lirua të nesërmen pasi kishte paguar një garanci prej 50,000 dollarësh. Në kushtet e lirimit, 19-vjeçarja duhet të qëndrojë larg shkollës dhe të mos kontaktojë me viktimat.
Emily Durden akuzohet për kryerjen e sjelljeve të pahijshme me një student dhe shfrytëzim seksual të shkallës së dytë të një të mituri si dhe ekspozim të materialeve të dëmshme tek një e mitur.