Zjarr në një banesë në Elbasan/85-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Sipas njoftimit të policisë si pasojë e zjarrit është dëmtuar 85-vjeçari me iniciale N.K., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale”, njofton policia.

Vinkmag ad

Read Previous

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Read Next

U dërgonte foto dhe video intime të miturve, arrestohet mësuesja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular