U kap me 45 kg kokainë/ Këshilltari i Veliajt pas arrestimit për drogë: Unë merrem vetëm me salsiçet e mia

Pas sekuestrimit të 40 pakove me kokainë në portin e Durrësit, që ishin fshehur në pako me ‘Gokun’ mes kontejnerëve me mish pule, policia arrestoi dy persona Arben Ferizin, administrator i kompanisë që kishte porositur mishin dhe agjentin e doganimit Egert Vargun.

Droga ishte ngarkuar në një kontejner me mish pule që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, teksa pas arrestimit, Vargu ka dëshmuar në polici ku ka mohuar të jetë i përfshirë në skandalin në fjalë.

Vargu ka thënë se ai merret vetëm me zhdoganimin e kontejnerëve dhe jo me kontrollin e tyre.

“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salsiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.”- ka thënë Vargu para efektivëve.

Vinkmag ad

Read Previous

“Emri i tij u përmend në dëshminë e …”/ Baza e prodhimit të armëve në Tiranë, gazetari tregon si u zbulua veprimtaria kriminale e 45-vjeçarit

Read Next

U kap me 20 kg kokainë në biznesin e tij në Itali/ Flet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Ramës: Ç’lidhje kam unë me drogën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular