Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij, kanë dhënë dëshminë e tyre sot para autoriteteve italiane.
Ata kanë mohuar faktin se janë të përfshirë me kokainën e gjetur në biznesin e tyre në Itali.
Sipas medieve italiane avokati mbrojtës i tyre Vittorio Supino i Chieti, tha se klienti i tij, Kajmaku vazhdon të thotë se nuk ka lidhje me sasinë e kokainës të gjetur në fidanishten e tij.
Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur se si ka mbërritur në fidanishte 18.8 kilogramë kokainë, të cilët ishin fshehur në vazot e bimëve që ishin blerë nga fidanishtja në pronësi të shqiptarëve.
Kujtojmë që Kajmaku Prej 11 nëntorit të vitit 2019 ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti t’i fshihej Policisë. Në Shqipëri ai ishte nën akuza për veprat penale si”falsifikim të formularëve” dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
