Search
Close this search box.

U rrah nga Erjon Llapushi!/Ndërron jetë kamarieri në Elbasan, mesazhi prekës i kolegëve: Gaz tu prehtë shpirti të paqe

Ka ndërruar jetë kryekamarieri i restorantit të njohur në Elbasan, Gazment Kurmaku, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Kolegët e tij të restorantit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i shprehin ngushëllime familjes së tij, teksa shprehen se do u mungojë buzëqeshja, zëri dhe njerëzorja e tij.

Kujtojmë se 50 vjeç ari Gazment Kurmaku u godit me thikë nga Erjon Llapushi gjatë orarit të punës, pas një konflikti të çastit.

Mesazhi i kolegëve:

Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.

Lamtumirë miku ynë!

Gaz tu prehtë shpirti të paqe!

Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretrërinë e parajsës.

Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që ka shumë dha përkushtim dhe mirësi.

Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi që zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre.

Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!

Vinkmag ad

Read Previous

Ish-deputeti i PD-së Mark Marku ‘përmbys kupën’: Berishizmi si Enverizmi

Read Next

(VIDEO) “Ça janë këto, hajde-hajde merre shkopin…”/Artan Hoxha tregon parcelën e kanabisit afër Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular