Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në Shkodër. Naim Bajri u ekzekutua me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në lagjen “Rus”.
Mësohet se rreth 20 vite më parë, Bajrit i kanë vrarë edhe djalin. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri. Bajri u qëllua nga një automjet tip “Benz” me breshëri automatiku, ndërsa 7 plumba i morën jetën në vend.
Viktima ishte gjithashtu xhaxhai i Enver, Behar dhe Safet Bajrit, emra të njohur për policinë. Pistat kryesore e policisë për atentatin e sotëm është ajo që lidhet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në zonën e Shkodrës, në të cilat fisi i tij është përfshirë në konflikte të ndryshme.