Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke theksuar se lufta ndaj koronavirusit do të fitohet me lidership dhe këmbëngulje dhe përmes vaksinimit masiv. Këtë postim kryeministri e ka shoqëruar me të dhënat e dozave të marra nga vaksinat ndaj koronavirusit.
Por një komentues i shkruan se “Po pra e shkruar dhe aty siper qe eshte llogaritur per nje doze te vetme e jo per vaksinimin e plote. Kur te jen numrat per vaksinim te plote athere postoje me krenari”.
Ndërkaq Rama i përgjigjet që të mos kapet pas bishtave, por se duhet që të shikojë atë që po ndodh me vaksinimin. “ah e gjete bishtin eee?! Une e postoj me krenari qe c’ke me ate pune, sepse kjo qe po bejme eshte çlirim per njerezit e ketij vendi dhe ti mos u merzit, po gezohu kur sheh nje pune te mire e mos nxirr bishta se ke kohe te kritikosh kur te jete nevoja!”, përgjigjet kreu i qeverisë.