Ish-eksponenti i Partisë Socialiste, aktualisht kryetar në detyrë i Partisë Social Demokrate dhe njëherësh doktor, Ëngjëll Bejtja ka deklaruar në një emision televiziv se edhe nëse gratë që mendojnë se nuk lindin dot fëmijë si pasojë e vaksinës nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe për to.
‘Një grua shtatzënë që të kalonte kovidin me një formë të lehtë, kjo realizohet vetëm me vaksinim. Duhet thënë kjo se ka sharlatanë që thonë se po të vaksinohesh mbetesh sterile, nuk mbetesh shtatzënë. Edhe sikur kjo të ndodhte nuk do të ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote’, ka deklaruar Bejtja duke shokuar të pranishmit në studion e Report Tv.