Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Lirie. Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “armikun” e tij politik, Berisha. Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.
Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006 kur po shërbente mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008. Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vdekjen e tij.