Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka rritur tej mase dozën e servilizmit ndaj kryeministrit aq sa këtë radhë ka theksuar se po të mos ishte Edi Rama radha për vaksinën do të na vinte në 2024. Por sipas Veliajt, ai është rob i ftilluar dhe jo si Basha që sipas tij është mbaruar.
“Kur është puna me gjet vaksinën, tani gjithë vendet e botës janë duke u rraf (në kuptimin diplomatik) kush e sjell vaksinën. Sigurisht që merr prioritet një vend që ka 1 miliardë, pastaj një vend si Amerika me 400 a 500 milionë që e shpikën vet, pastaj Gjermania ku është pjesa tjetër e shpikësve të vaksinës, me nga 80 milionë. Po një Shqipërie me 2.8 milionë po të ishte radha qumshtit i vinte radha në 2024. Por, po të kesh një rob të ftillum si Edi Rama, që ja kapin telefonin, që ja plotësojnë kërkesën, që e fusin dhe pa radhë… Se vendet janë si robt, robi që njef çan, robi që është qullash e se njef njeri nuk çan. Se kështu është jeta, edhe kombet kështu janë bërë, nuk janë me drejtësi janë me të njofme. Kush t’ja kapi telefonin Lulit? Lulit s’ja kap telefonin kunati vet, do ja kapi ai i Pfizerit t’i sjelli vaksinën , një të marumi që është nuk ngul një gozhdë në Tiranë kur ishte ai”, u shpreh Veliaj gjatë takimit me banorë të njësisë Nr.1.