“Vëllau jem”/Rama mesazh Vuçiçit nga Kosova: Çfarë do ambasadori rus në kufi? Imagjinoni të zbresë SHBA në kufi çfarë ndodh?

Kryeministri Rama i ka dërguar nga Kosova një mesazh presidentit Vuçiç ndërsa ka shtruar pyetjen se çfarë do ambasadori rus në kufirin e Kosovës. Sipas Ramës, ky është një teatër i rrezikshëm që ndez shkrepësen.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç. Apo si shpesh herë shqiptarët nga Kosovan në rrjetet sociale thonë “me vëllaun tim Vuçiç”. Sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar sepse e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah të Kosovës. Leximi i njësive special si një arsye për të bërë teatër në Serbi është i gabuar. Ta përfytyrojë edhe vëllau jem atje.  I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura për të çuar përpara dialogun. Unë e kam mbështetur si një klithëm të drejtë për të shtruar një problem të drejtë për mosrespektimin nga Serbia. Ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës sepse kaloi në një problem më të madh se vetë problem. Albini dhe të gjithë kolegët këtu e kanë largpamësinë për të shmangur një gjë të tillë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të qeverisë së Kosovës por marrja peng e serbëve në Kosovë në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni që ambasadori amerikan të shkonte në kufi. Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet”, tha Rama.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Tensionet në Veri/Edi Rama del në krah të Albin Kurtit: E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë, Serbia po bën manovra teatrale

Read Next

VIDEO/Gazetarja ‘thumbon’ Edi Ramën: A po e kuptoni vëllanë e vogël tani që po e kërcënon Serbia?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular