Vendimi i rrallë/ Fatbardh Kadilli: Do të shkoj edhe tek Kuvendi i Berishës edhe tek ai i Bashës

Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka njoftuar vendimin e tij të pazakontë, që të marrë pjesë në dy Kuvendet që do të mbajë PD, atë të delegatëve dhe Berishës dhe Kuvendin e Lulzim Bashës. 

Kadilli tha se do të shkojë tek të dy Kuvendet dhe do të votojë kundër Bashës dhe Berishës, sepse nuk mbështet askënd. 

Pas kësaj deklarate, në studio pati debate por edhe të qeshura. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju keni idenë që nuk duhet as Berisha dhe as Basha. Po kush?

Fatbardh Kadilli: Duhet një gjë e re. 

Arjan Curri: Ju në cilin Kuvend do të shkoni? Apo tek të dy?

Fatbardh Kadilli: Në datën 11 do të shkojnë demokratët që kanë vendosur veten pas Sali Berishës, pra ata që kanë firmosur. Në 18 ata që kanë besuar Bashën. Unë nuk kam firmosur askund, por në të dyja rastet kam mandate të shkoj tek të dy sepse jam delegat.

Arjan Çani: Ai do të shkojë tek të dy, që t’ju bjerë të dyve.

Fatbardh Kadilli: Nuk do të shkoj për Sali Berishën, por shkoj sepse në sallë ka demokratë. Nuk i ndaj demokratët, janë të dy njëlloj.

Ylli Rakipi: Ke marrë përsipër të bësh një akt që mund të kthehet në heroik.

Arjan Çani: Ju nuk e njihni Bardhin e vërtetë. Nuk ka frikë Bardhi, se ti i the do të të vënë roje, ndërsa Ylli i tha mund të martirizohesh.

Arjan Curri: Këto dy Kuvende do të prodhojnë viktima, në kuptimin politik. Uroj të mbetet aty. Mund të ketë edhe më shumë se kaq. Kuvendi i parë, dua të këmbëngul, që kuvendi i parë do të anullojë dhe përjashtojë të dytin. I dyti do të anullojë të parin. Si mund të shkoni tek të dy?

Ylli Rakipi: Po vajte atje dhe shikon që votat i ka Berisha, si do të shkosh te Kuvendi ilegjitim i Bashës?

Fatbardh Kadilli: Unë do të votoj tek të dy Kuvendet, kundër të dyve! 

Arjan Çani: Ky është kundër të dyve, do të shkojë atje në dy forume dhe të votojë kundër të dyve! 

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Nuk ndalet Ilir Meta: Kam video për Lulzim Bashën, mund t’i tregoj

Read Next

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, do jemi në sheshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular