Konfirmohet në detyrë ish-Drejtori i Përgjithshëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe ish-Drejtor i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Ish-kandidati i Byrosë Kombëtare të Hetimit me një karrierë të gjatë në policinë e Shtetit, Ardian Çipa iu nënshtrua filtrimit në kuadër të vettingut në polici.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit, duke rezultuar i pastër në kriterin e aftësive profesionale në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
Ardian Çipa, ish-drejtor në disa poste të rëndësishme në Policine e Shtetit është përballur të enjten e kaluar me procesin e vettingut në polici.
Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit të departamentit te trajnimit te vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të policisë së Tiranës, zv drejtorit të policisë së shtetit, mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë në Policinë e Shtetit.