Tom Doshi sfidon Yuri Kim: Kryetari i PSD-së jam vetë, në 25 prill kandidoj në 4 qarqe

Megjithëse ambasadorja amerikane kishte kërkuar që në zgjedhjet e 25 prillit të mos kandidohen persona me të kaluar problematike, Tom Doshi ka vendosur të kandidojë në 4 qarqe.

Yuri Kim nxori edhe njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit Doshi është shpallur non-grata në SHBA, duke i kërkuar vetë kryeministrit Rama që të mos kandidojë apo të ketë lidhje me elementë të tillë.

Ajo kishte marrë edhe garancinë e vetë kreut të qeverisë, por sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e PSD-së si parti garuese më 25 prill, por me kryetar Engjëll Bejtja. Por në reagimin e tij, Tom Doshi thekson se  në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

Në një prononcim që Doshi ka dhënë për BW, sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.

Tom Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe.

LEXO EDHE:

Vinkmag ad

Read Previous

Fitorja historike e Vetëvendosjes/Isa Mustafa jep dorëheqjen

Read Next

Vettingu në polici/KJV konfirmon në detyrë ish-Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular