Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, përplasjen mes Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Berisha, akuzat dhe kundërakuzat mes njëri-tjetrit. Sipas tij, demokratët në këtë kohë janë të pezmatuar në këtë kohë sepse ka humbje në radhët e opozitës.
I pyetur nëse i beson zërave që qarkullojnë për një arrestim të mundshëm të Sali Berishës, Alizoti tha se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë Berishës do t’i bëjnë nderin më të madh në aspektin politik. “Unë nuk e besoj se ndodh një gjë e tillë, por nëse ndodh i bëjnë nderin më të madh politik. Amerikanët janë të zgjuar në lëvizjet e tyre, nuk besoj se do ta bëjnë këtë gjë”, ka deklaruar Alizoti në ‘Zonë e Lirë’.