Ish-kryeministri Berisha në një takim me gratë demokrate ka nxjerrë shumë të ‘palara’ në raportet e tij me Lulzim Bashën. Ai ka deklaruar se kur kryedemokrati Basha takonte ambasadoren Yuri Kim e merrte atë mënjanë duke i thënë; eja flasim këtej se ka vendosur përgjues Berisha.
Sali Berisha: Është një listë gjatë në rrjet me personat e shpallur non-grata në të gjithë botën. Merreni dhe kontrollojeni, nuk është shpallur askush non-grata siç është shpallur Sali Berisha, unë s’i kam kërkuar kurrë ndihmë askujt, ndihma e Zotit, penda ime them unë. Burimet amerikane më thonin se ky i thoshte ambasadores amerikane, hajde të dalim nga zyra se më ka futur Berisha përgjues në zyrë. Të dalim. Por unë nuk e pranoja kurrë atë në krye të Opozitës për një mandat të tretë.
