Search
Close this search box.

VIDEO/A ishte aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit? Grida Duma: Harroje, nuk e prek njeri Berishën

Deputetja Grida Duma e ka mohuar idenë e një aksidenti të qëllimshëm në të cilin u përfshi eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha në aksin rrugor Milot-Mamurras.

E ftuar në “Zonë e lirë”, e pyetur nga gazetari Arian Çani nëse mund të bëhej fjalë për një paralajmërim, Duma tha se kjo është e pamundur. Deputetja shtoi më tej saqë shtoi që askush nuk mund ta ‘prekte’ Berishën, në kuptimin që t’i rrezikonte jetën.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: I askujt, i askujt nuk është armik Berisha. Amerikanët e nxorën non-grata, por kaq. Pse armik e kanë ata Berishën këtu në Shqipëri? Nuk i kanë dhënë ende informacionet se përse e kanë shpallur non-grata. Nuk diskutohet që nuk do të thonë asgjë

Arian Çani: Si mendon është lajm banal ky aksidenti i Berishës?

Arian Curri: Të shkon mendja, ku s’të shkon

Grida Duma: Fare nuk më shkon mendja, asgjëkundi, harroje…

Arian Çani: Një makinë hyri kundravajtje, në PD ka pasur aksidente vazhdimisht.

Grida Duma: Këto janë konspiracione, konspiracione

Arian Çani: Mund të ishte një paralajmërim, boll se po shkon larg.

Grida Duma: Jo, jo Çani, nuk e prek njeri Berishën.

Vinkmag ad

Read Previous

Gjithçka që dihet deri më tani për krimin makabër ndaj nxënësve në Kosovë

Read Next

Skandal në Berat/ 3 motrat shfrytëzohen seksualisht nga një grua, i lidhte me burra në moshë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular