Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Berat, ku dyshohet se janë abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht tre vajza në Berat.
Bëhet me dije se tre vajza, motra përkatësisht të klasave 3-të, 7-të dhe 8-të janë abuzuar seksualisht. Burime për media bëjnë me dije se policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë.
Vajzat dhe prindërit e tyre, të cilët e kanë të pamundur fizikisht të kujdesen për vajzat pasi janë me probleme mendore, prej disa kohësh kishin marrë një shtëpi me qira dhe jetonin në Berat.
Sipas “Fax News” dyshohet se një grua, cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.
Gruaja në fjalë ishte ndërlidhje me meshkuj në moshë të cilët shfrytëzonin vajzat e vogla, ku prindërit në pamundësi nuk mund t’i mbronin.
Policia ka marrë në hetim disa persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.
![Vinkmag ad](http://demo.xpeedstudio.com/vinkmag/trendy/wp-content/uploads/sites/6/2020/03/banner2.jpg)