Anëtari i kryesisë së PD-së Aldo Bumçi mohon që të jetë konfliktuar fizikisht me anëtarin tjetër demokrat Jemin Gjana. Në studion e “Syri TV”, Bumçi zbuloi se ka pasur pasur debate me Gjanën, jo përplasje fizike.
Çim Peka: Keni pasur përplasje fizike me Jemin Gjanën?
Aldo Bumçi: Jo, diskutim dhe debat. Por jo përplasje fizike. Kemi qenë koleg në qeverinë e kaluar.
Çim Peka: Se mban edhe një varëse floriri në dorë.
Aldo Bumçi: Jo, nuk ka pasur. Diskutim dhe debate po.
Më herët u raportua se Gjana akuzoi Bumçin si pjesë e ministrave në kohën e qeverisjes së PD-së duke u kthyer në milionerë gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.