VIDEO/ Armand Shkullaku bën deklaratën e fortë ndaj Edi Ramës dhe deputetëve të PS-së

Gazetari Armand Shkullaku i krahasoi figurat kryesore të Partisë Socialiste “me tranguj që rriten në një serë” dhe kanë të njëjtën prerje. Në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, Shkullaku mori shembull Taulant Ballën, Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin duke e paralelizuar retorikën e tyre në publik me atë të kreut të qeverisë Edi Rama.

Ndërsa listat e kryedemokratit Basha, Shkullaku i quajti formale. Ai tha se Basha nuk ka menduar si do ndajë votat e opozitës në parlament, por vetëm fitoren në 25 Prill.

“Për mua, ajo që po bën Edi Rama po bën pastrim të listave. Që nga viti 2005 ai ka hequr një pjesë të partisë që nuk ka qenë e lidhur, Rama e koncepton PS si organizatë që çdo njeri duhet të ketë një lidhje me kryetarin.

Nëse kë bërë karrierë falë kontributeve të tua je rrezik për të kundërshtuar Ramën. Po të shikosh të rinjtë që sot janë bërë të vjetër, si Taulant Balla, Elisa Spiropali, Erion Veliaj flasin si Edi Rama. Duket sikur janë rritur në inkubator, në serë. Janë të gjithë tranguj të së njëjtës prerje. Listat e Bashës janë formale. Po të shikosh me pak dashamirësi apo pozitivitet, janë listat që edhe për shkak të aleatëve kanë një lloj ndarje përgjegjësie dhe pushteti.

Në nivel moral shumë prej tyre nuk duhet të ishin në parlament. Nga pikëpamja politike është një zgjedhje, ku Basha nuk ka menduar si do ndajë votat e opozitës në parlament. E rëndësishme është fitoja më 25 Prill. Pastaj do të gjykojë se çfarë peshe do të ketë secili në qeverisje. Kur ti ndan, je i gatshëm të bashkëpunosh me të tjerët, rëndësi ka fitorja”, tha Shkullaku.

Ndalur te përplasja e ndodhur për ditën e verës në Elbasan, ai e cilësoi si demonstrim force.

“Është detyrë e opozitës të përgatitet për rezistencë. Elbasani ishte një demonstrim force. Për t’i dhënë zemër edhe banditëve të tjerë që nuk ka çfarë bën as OFL se shefi është me ne, babloku është me ne. Rama e ka zero bilancin. Reagimi i Ilir Metës është politik. Ai e di si funksionon mekanizimi i deformimit të votës. Kjo është arsyeja që reagimi i tij është kaq i fortë. Dikush që vjen  nga jashtë shtetit thotë është çmend presidenti por nuk e dinë se është çmend dikush tjetër”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *