Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas hyrjes në selinë e PD-së të Sali Berishës. Ai e ka cilësuar veprimin e Berishës një veprim qesharak dhe burracakëri. Ai ka ngritur edhe dyshimet mbi gjyqin për atë që pritet për ta shqyrtuar ‘nongratan’ e tij.
Basha: Sot është dita për të dënuar aktet e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fundit. Në këtë betejë me të, ne thyem standardin e vendosur me Doshin e Dakon. U mjaftova me pezullimin duke pritur gjyqin që s’dihet kur fillon e kur mbaron. Asnjë demokrat dhe as anëtarët që dje refuzuan thirrjen për bojkot ishin të pranishëm në syrin e kamerave, votuan dhe vendosën. Edhe në 18 dhjetor, nuk do t’i nënshtrohen asnjë presioni. Regjimi do të mposhtet me një non grata por me një parti në krahë të shqiptarëve dhe aleatëve të PD-së. Demokratët do të arrijnë ta çajnë perden e dëshpërimit.
