VIDEO/Basha: Ja pse Berisha shpik si bolshevikët

Jepi Share

Lulzim Basha i ftuar në “Radarin Informativ” në “ABC” mbrëmjen e sotme rrëzoi pretendimet e Sali Berishës se i ka kërkuar dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-tës. “Jo, nuk është i vërtete si shumica për fat të keq të gjërave dhe në kuadër të asaj që ju thash më përpara është mentaliteti i vjetër, mentaliteti i regjimit që kemi lënë pas dhe pastaj i kundër reagimit.

Se nuk dua ta mbaroj me është e vërtetë, s’është e vërtetë se besoj nuk më keni thirrur për kaq. E rëndësishme është që ti përcjellim diçka tjetër qytetarëve. Kjo kulturë duhet të marrë fund ne jemi bashkë, kalojmë mirë deri në momentin që ti apo unë vërej diçka dhe pastaj shpik gjëra të paqena, kjo është pjesë e kulturës Bolshevike, kjo duhet të marrë fund.

Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por dhe si brez i ri në politikë është, kur flas për fundin e tranzicionit flas për fundin e kësaj kulture, sa kohë të kam në krahë je më i miri sa kohë të kam në krah Edi Ramës i duhen tre jetë për të bërë atë që ka bërë Lulzim Basha, në momentin që më cenon interesin tim personal shpik një gjë të re çdo ditë” tha ai.

Në Kuvendin e datës 18 Dhjetor, Lulzim Basha u la një derë hapur kritikëve të tij që janë bashkuar me aksionin e udhëhequr nga Sali Berisha. “Ne jo vetëm jemi treguar të hapur, unë, kryesia dhe kryetarët e degëve, por edhe i kemi ftuar për të hartuar rendin e ditës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Basha: Falë meje, Berisha është aty ku është

Read Next

Libri “Të bijtë e diellit të Jugut” vjen në këtë kohë havadan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular