(VIDEO) Berisha e krahasoi me Enverin/Basha i përgjigjet ashpër ish-kryeministrit: E tërhoqëm zvarrë dhe…

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit e krahasoi Bashën me diktatorin Enver Hoxhën në një nga foltoret e tij.  

Basha: Kulti i individit që tërhoqëm zvarrë me 20 shkurt nuk duhet të ngrihet më në asnjë formë dhe asnjë mënyrë tjetër. Jam në mesin tuaj sot jo si njeri që nuk përpiqet të shtojë mbështetësit në radhët e tij. Familja politike është diçka tjetër, jo që pas skemave, intrigave, por përmes parimeve të mos bëjnë atë që po tentojnë të bëjnë sot. Aktorët 30-vjeçarë të korrupsionit, po e bëra dhe unë atëherë kanë vënë një tullë në murin që na ndan nga tranzicioni. Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që e ndjekin verbërisht. Duhet të jemi udhëheqës që frymëzojnë, për këtë ka nevojë Shqipëria, jo për një kult të ri individi. Ne jemi partia pro-amerikane, pro-europiane! Ndaj çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë në rrezikun që paraqet regjimi i lindur nga masakra e 25 prillit është dhe duhet që të jetë e shkuara. Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer por e tillë është rruga drejt vlerave dhe virtytit. Duke nisur nga këtu moment deri në realizimin e qëllimit për largimin e regjimit të Edi Ramës. Kjo ftesë u drejtohet edhe atyre që mendojnë se kjo parti e ka humbur rrugën e saj. Këto 3 vlera janë të paprekshme. Dialogu do të derdhet në Kuvendin e 18 dhjetorit. Mos t’i lejojmë në veçanti për këtë ditë të gëzojnë duke menduar se demokratët jemi të përçarë.

Vinkmag ad

Read Previous

Basha gjithnjë e më i vetmuar/Flet nga selia e PD-së: Sot ditëlindje e thyer, e përçanë për interesa personale

Read Next

VIDEO/Berisha: Ja çfarë duhet të bënte Basha ndaj Edi Ramës por doli një hiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular