Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe së bashku me të edhe kryedemokratit Lulzim Basha. Nga foltorja e Kurbit, Berisha tha se Edi Ramën e pret fundi dhe do ta pësojë ashtu siç e pësoi Fatos Nano, lideri historik i së majtës.
Berisha tha se Rama duhet të bëjë gati valixhet për në Beograd dhe të marrë me vete edhe pengun e tij Lulzim Basha.
