Search
Close this search box.

VIDEO/Berisha i drejtohet SHBA-ve: Më tregoni provat dhe më hiqni “Non grata-n” ndryshe do të…

Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur në stadiumin Air Albania, i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij non grata.

Berisha theksoi se do të vazhdojë misionin e tij për të përmbysur regjimin dhe për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet.  Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të dërgojnë në Gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt për shpalljen e tij non grata.

“Ndaj dhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim, në sallën e gjyqit dhe kam muaj dhe muaj që pres.

Asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. Për faktin e vetëm që nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo dokument që kanë. Unë marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Jam mirënjohës ndaj miqve në Europë dhe SHBA për qëndrimet ndaj këtij vendimi.  Do vazhdoj pathyeshëm misionin tim si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut. Beteja ime nuk do ndalet kurrë.

Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Unë u garantoj ju që do vazhdoj misionin tim bashkë me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri”, tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Pas Kuvendit, Berisha bën lëvizjen e radhës

Read Next

(VIDEO) Gallatë e madhe te Selia Blu/Fran Lleshi: Këtu qenka bërë si xhenaze, erdha t’i marr dhe t’i çoj te festa e vërtetë te stadiumi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular