Search
Close this search box.

(VIDEO) Gallatë e madhe te Selia Blu/Fran Lleshi: Këtu qenka bërë si xhenaze, erdha t’i marr dhe t’i çoj te festa e vërtetë te stadiumi

Fran Lleshi, një nga nismëtarët e PD-së në Pukë, gjatë një interviste për Fax News, u shpreh se “sot selia e PD-së duket si me qenë në mort dhe jo në festë”.

“Festa është atje te stadiumi. Kam ardhur për t’i marrë dhe për t’i çuar atje. Këtu janë si me qenë në xhenaze.I bëj thirrje Lulzim Bashës të japë dorëheqjen menjehere”, u shpreh ai.

Besim Ndregjoni u shpreh se “kjo është fatkeqësi për një forcë politike në Shqipëri që ditëlindjen e saj ta ndaj në dysh. Kthimi i PD-së në parti të djathtë konservatore do të ishte liria e shqiptarëve”.

Besim Ndregjoni: Kjo është fatkeqësi për një forcë politike në Shqipëri që ditëlindjen e saj ta ndaj në dysh. Por ka dhe një të mirë, duhet ndarë elbi nga gruri. Deri më tani PD nuk ka pasur identitet. Identiteti i të djathtës duhet përcaktu në institucionin e të djathtës. Ne të përndjekurit politik jemi burgosur, vrarë dhe pushkatuar për lirinë Amerikane. Dhe respektojmë shtetin amerikan që ka krijuar 3 shtete shqiptare në Ballkan. Miqësia me Amerikën eshtë e paevitueshme dhe është liria e shqiptarëve kudo që ndodhen në këtë planet. Ne ju kemi shumë borxh SHBA-ve. Mësimet dhe liria amerikane duhet të jenë udherrëfyes për shqiptarët. Këtu u bë një rrëmujë staliniste. Këtu nuk u dënua stalizimi që shkatërroi këtë popull për 30 vite. Kjo parti nuk e denoi stalinizimin në 90. Ka ardhur koha sa më shumë liri, sa më shumë besueshmëri te SHBA-të. Një parti konservatore demokratike e barabartë me partitë europiane dhe jo me partitë populiste. Derisa nuk është dënuar stalinizmi, unë i sugjeroj PD-së të denojë stalinizmin, që ka kryer krimin. Stalinizmi ka sjellë këto pasoja. Në koventen e marsit 2019, kryetari i Partisë, Lulzim Basha i kërkoi falje të përndjekurve për krimet që janë bërë. Pres që ajo falje të përkthehet në një plan. Kthimi i PD-së në parti të djathtë konservatore do të ishte liria e shqiptarëve.

Fran Lleshi: Unë jam një nga nismëtarët e PD-së në Pukë. Kjo selia e PD-së më duket si me qenë mort jo festë. Festa është atje te stadiumi. Kam ardhur për ti marrë dhe për t’i çuar atje. Këtu janë si me qenë xhenaze. Të gjithë këta që janë te selia e PD nuk janë demokratë. Këto janë demokratë pas vitit 2005. Komunizmi është gjallë prej Lulzim Bashës. I bëj thirrje Lulzim Bashës të japë dorëheqjen menjehere.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha i drejtohet SHBA-ve: Më tregoni provat dhe më hiqni “Non grata-n” ndryshe do të…

Read Next

VIDEO/Berisha e shkarkoi, Basha bën lëvizjen e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular